Site icon Telegrafi

Biden u kërkon falje anëtarëve të Gardës Kombëtare, që fjetën në parkingun e makinave

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka kërkuar falje pasi disa anëtarë të Gardës Kombëtare të vendosur në Kapitol ishin fotografuar duke fjetur në një parking.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, më shumë se 25 mijë trupa u vendosën në Washington DC për inaugurimin e Biden pas dhunës në fillim të këtij muaji.

Këto imazhe u përhapën të enjten që treguan se trupat u detyruan të pushojnë në një garazh parkimi aty pranë, pasi u kthyen ligjvënësit.

Biden thirri të premten shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, Daniel Hokanson, për të kërkuar falje mbi këtë situatë dhe për të pyetur se çfarë mund të bënte.

Zonja e Parë, Jill Biden, vizitoi gjithashtu disa nga trupat për t’i falënderuar ata personalisht, duke sjellë edhe biskota për ta nga Shtëpia e Bardhë.

“Thjesht doja të vija sot për t’ju thënë faleminderit të gjithëve që më mbajtët të sigurt mua dhe familjen time”, u shpreh ajo.

Fotografitë që tregonin qindra trupa në një garazh parkimi, u bënë virale të enjten dhe shkaktuan zemërim, përfshirë anëtarët e Kongresit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version