Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar në X, lidhur me përgjigjen e qeverisë në raport me uraganin që ka goditur Floridan.
“Për të gjithë të prekurit nga uragani Milton: Ju bëjë thirrje të qëndroni brenda dhe sa më larg rrugëve”, tha Biden, transmeton Telegrafi.
“Linjat e energjisë elektrike të shkatërruara, rrënojat dhe rrugët e mbuluara me ujë po krijojnë kushte të rrezikshme”, theksoi ndër tjera presidenti amerikan.
Ai bëri të ditur se ndihma është duke ardhur – por derisa ajo të arrijë – u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër strehimore derisa zyrtarët lokalë t’ua bëjnë me dije se janë të sigurt të dalin sërish jashtë.
🚨🇺🇲 #Hurricane #Milton, Here are some images of the damage caused by HURRICANE Milton, Thank God it was degraded and did not turn out to be as powerful as expected… We wish a speedy recovery to all those affected 🙏🙌#HurricaneMilton #florida #Sarasota pic.twitter.com/kvi7194IQd
— CRISTIAN REAL OFICIAL (@CRISTIAN_REAL01) October 10, 2024
Në anën tjetër, komandanti i policisë në Florida, u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë refuzuar të evakuohen që të shënojnë emrat e tyre nëpër trup në rast se ndodhë më e keqja.
Me këtë veprim do t’ju ndihmonte autoriteteve të identifikojnë viktimat e uraganit, që po konsiderohet si më vdekjeprurësi në 100 vitet e fundit në Florida. /Telegrafi/
To everyone impacted by Hurricane Milton: I urge you stay inside and off the roads.
Downed power lines, debris, and road washouts are creating dangerous conditions.
Help is on the way, but until it arrives, shelter in place until your local officials say it’s safe to go out.
— President Biden (@POTUS) October 10, 2024