Site icon Telegrafi

Biden, Trumpit: Mbylle gojën, je presidenti më i keq që SHBA ndonjëherë ka pasur

Gjatë debatit të parë mes Donald Trump dhe kundërkandidatit Joe Biden, dyshja nuk kursyen sharjet dhe ofendimet nga më të ndryshmet.

Madje në disa momente ata nuk hezituan edhe të marrin rolin e moderatorit, duke i kërkuar Biden presidentit aktual “që ta mbyllë gojën”, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq i pyetur nga moderatori nëse ka paguar vetëm 750 dollarë taksa gjatë periudhës 2016-2017, Trump është munduar të japë përgjigje duke akuzuar edhe ish-presidentin Barack Obama, por reagimi ishte i menjëhershëm i Biden, i cili tha se “Trump është presidenti më i keq që ndonjëherë Shtetet e Bashkuara kanë pasur”.

Ata janë përplasur edhe për maskat mbrojtëse, që janë rekomanduar nga ekspertë të shëndetësisë të barten gjatë pandemisë së COVID-19.

Trump theksonte se Anthony Fauci ka thënë se ato nuk mbrojnë dhe nuk janë aspak të mira, derisa Biden i mohonte këto pretendime duke këmbëngulur se një gjë të tillë nuk e ka thënë Fauci. /Telegrafi/

Exit mobile version