Site icon Telegrafi

Biden do t’ju kërkojë qytetarëve amerikanë t’i vendosin maskat për 100 ditë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka thënë se do t’ju kërkojë qytetarëve t’i bartin maskat për 100 ditë posa të vijë në detyrë, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Ai tha për CNN se besonte se do të kishte një “zvogëlim të ndjeshëm” në rastet me COVID-19 nëse secili qytetar do ta bartte maskën.

Biden gjithashtu u shpreh se do të urdhërojë që ato të mbaheshin në të gjitha ndërtesat e qeverisë amerikane.

Deri më tani SHBA-ja ka regjistruar 14.1 milionë raste me coronavirus si dhe 276 mijë viktima, transmeton Telegrafi.

“Ditën e parë të inaugurimit tim do t’ju kërkojë qytetarëve t’i vendosin maskat për 100 ditë. Vetëm 100 ditë, jo përgjithmonë”, u shpreh ai.

SHBA-ja aktualisht është zona më e goditur në botë nga situata pandemike. /Telegrafi/

Exit mobile version