Site icon Telegrafi

Biden do t’i bëjë thirrje Kongresit amerikan të pezullojë taksën e benzinës deri në muajin shtator

Presidenti Joe Biden do t’i kërkojë Kongresit amerikan që të pezullojë taksën federale të benzinë deri në muajin shtator, pasi amerikanët në të gjithë vendin po përballen me çmimet e larta.

Biden do t’i nxisë anëtarët e Kongresit që të vendosin një pauzë tre mujore të taksave federale të gazit pa hequr paratë nga Fondi i Mirëbesimit të Autostradave që financon autostradat dhe tranzitet.

“Dua të jem shumë i qartë, presidenti po i bën thirrje Kongresit të ndërmarrë këtë hap për të ndihmuar familjet amerikane pa dëmtuar Fondin e Mirëbesimit të Autostradave, i cili financohet nga këto taksa”, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikan, raporton Fox News.

Zyrtari sugjeroi që deficiti buxhetor i qeverisë federale, duke u tkurrur me 1.6 trilion dollarë këtë vit, i jep SHBA-së liri veprimi për të pezulluar taksën e gazit ndërsa përdor të ardhura të tjera për të bërë të plotë Fondin e Mirëbesimit të Autostradave për një kosto prej rreth 10 miliardë dollarë.

Qeveria federale aktualisht e takson benzinën me 18 cent për gjersa naftën me 24 cent për gallon naftë.

Biden do t’u bëjë thirrje gjithashtu shteteve, kompanive të naftës dhe shitësve me pakicë që të ndalojnë taksat e gazit.

Kostoja e gazit filloi të rritet vjeshtën e kaluar dhe vazhdoi të ngritët pas pushtimit rus të Ukrainës në fund të muajit shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version