Site icon Telegrafi

Biden thotë se “terroristët e brendshëm” sulmuan Kongresin Amerikan

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili merr detyrën më 20 janar, ka folur nga Delaware, ku ka nominuar si Sekretarit të Drejtësisë, Merrick Garlandin.

Ai e përshkruan ditën e djeshme si “një nga ditët më të errëta në historinë e kombit tonë” dhe “një sulm, fjalë për fjalë, në kështjellën e lirisë. Nuk ishte mospajtim, nuk ishte çrregullim”. “Ishte kaos,” vazhdon ai duke thënë se ata në kryeqytet nuk ishin protestues, por përkundrazi një “turmë e trazuar” dhe “terroristë të brendshëm”, vazhdon Biden, raporton bbc.

Lexo po ashtu Tentoi të futet në Kongres, policia e ndali – e spërkatën me sprej dhe ankohej para kamerave

“Dhe do të doja të mund të thonim se nuk mund ta shihnim duke ardhur. Por kjo nuk është e vërtetë. Ne mund ta shohim duke ardhur”, thotë ai duke shtuar se “Katër vitet e fundit kemi një president i cili e bëri të qartë përbuzjen për demokracinë tonë, Kushtetutën tonë, shtetin tonë të ligjit”.

“Ai lëshoi një sulm të plotë ndaj institucioneve të demokracisë sonë që nga fillimi”, vazhdon Biden.

Biden vazhdon duke thënë se protestuesit dje, të cilët ishin kryesisht një turmë e bardhë, nuk u trajtuan në mënyrë agresive nga policia pjesërisht për shkak të racës së tyre.

Lexo po ashtu Përkrahësit e Trumpit i vërsulen policit afro-amerikan, u kërkonte të tërhiqeshin – ata as që e përfillnin kërkesën e tij

“Askush nuk mund të më thoshte se nëse do të ishte një grup protestuesish të “Black Lives Matter” nuk do të ishin trajtuar shumë ndryshe nga banditë që sulmuan dje Capitolin”, tha demokrati. /Telegrafi/

Exit mobile version