Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, tha se edhe ai do ta merrte publikisht vaksinën kundër coronavirusit për të inkurajuar publikun, duke iu bashkuar kështu inciativës së ish-presidentëve amerikanë të cilët kohët e fundit u zotuan ta bënin një gjë të tillë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Biden u shpreh se do të ishte “i lumtur”, për t’ju bashkuar idesë së ish-presidentëve amerikanë sikurse Barack Obama, George W.Bush dhe Bill Clinton.
“Kur Fauci thotë se vaksina është efektive, atëherë do të jetë momenti në të cilin unë do të qëndroj para publikut”, tha Biden për CNN.
“Njerëzit e kanë humbur besimin në efikasitetin e vaksinës”, u shpreh ai.
President-elect Joe Biden says he’d “be happy” to join former Presidents Obama, Bush and Clinton in getting a Covid vaccine in public to prove it’s safe. “When Dr. Fauci says we have a vaccine that is safe, that’s the moment in which I will stand before the public and say that” pic.twitter.com/JATvDIMP0n
— CNN (@CNN) December 4, 2020
Biden, ka potencuar se do t’ju kërkojë qytetarëve amerikanë t’i bartin maskat për 100 ditë posa të vijë në detyrë, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
SHBA-ja e cila është zona më e goditur në botë nga pandemia, ka regjistruar tanimë 41.1 milionë raste si dhe 276 mijë viktima. /Telegrafi/