Telegrafi

Biden thotë se limuzina e presidentit kinez është “e bukur” – por i tregon atij se ajo presidenciale amerikane është një “Bishë”

Presidenti amerikan, Joe Biden, kohët e fundit priti presidentin kinez Xi Jinping në Uashington.

Dhe ndërkohë që u zhvilluan disa bisedime të nivelit të lartë, pati kohë edhe për “disa shkëmbime fjalësh të buta”.

Një shkëmbim i tillë ndodhi kur Biden arriti të shikonte fshehurazi limuzinën zyrtare të Xi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Makina zyrtare e Xi është një limuzinë Hongqi e cila është koduar me emrin N701 dhe është transportuar në SHBA për vizitën e tij zyrtare në këtë vend.

Dhe ndërkohë që mund të ketë qenë vizita e tij e parë në SHBA në gjashtë vjet, një pjesë e vëmendjes u vendos edhe në të.

Një bisedë e tillë rreth automjetit mes Xi dhe Biden është kapur në kamera ku dëgjohet Presidenti amerikan duke shprehur mendimin e tij për automjetin Hongqi që ishte parkuar për të pritur dhe transportuar Xi.

“Ky është një automjet i bukur,” dëgjohet duke thënë Biden, i përkthyer menjëherë nga një zyrtar për Xi. “Duket sikur ai Cadillac që kemi këtu. Në takimet ndërkombëtare, ata vijnë me mua. E dini si e quajnë atë makinë? E quajnë Bisha”. /Telegrafi/