Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden pohoi se i ka kërkuar Anthony Faucit të jetë këshilltari kryesor mjekësor dhe pjesë e ekipit përgjigjes për COVID-19.
Biden tha se biseda ndodhi të enjten pasdite gjersa CNN raportoi më herët gjatë ditës se drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe një anëtar i forcës së coronavirusit të presidentit, Donald Trump, kishte një takim të planifikuar me ekipin e tranzicionit të demokratit.
“Unë i kërkova atij që të qëndronte në të njëjtin rol që kishte me disa presidentë të kaluar dhe i kërkova që të ishte këshilltari kryesor mjekësor edhe për mua dhe të bëhej pjesë e ekipit COVID”, tha Biden.
Biden shtoi se Ron Klain, shefi i tij i ardhshëm i stafit, e njihte mirë Faucin dhe kishte biseduar me të “gjatë gjithë kohës”.
Ndryshe, Fauci ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me presidentin aktual që kur filloi ta këshillojë udhëheqësin republikan për rreth pandemisë. /Telegrafi/