Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se ai mendon që homologu i tij rus, Vladimir Putin do të “futet” në Ukrainë , por nuk dëshiron “luftë të plotë”.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai tha në një konferencë shtypi se Putin do të paguante një “çmim serioz dhe të shtrenjtë” për pushtimin, por tregoi se një inkursion i vogël mund të trajtohej ndryshe.
Shtëpia e Bardhë më vonë theksoi se çdo lëvizje ushtarake ruse do të përballej me një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nga Perëndimi.
Rusia ka rreth 100,000 trupa pranë kufirit, por mohon planifikimin e një pushtimi.
Presidenti Putin i ka bërë një sërë kërkesash Perëndimit, duke këmbungulur që Ukraina të mos lejohet t’i bashkohet NATO-s dhe se aleanca mbrojtëse duhet të braktisë aktivitetin ushtarak në Evropën Lindore. /Telegrafi/