Telegrafi

Biden i thotë një djaloshi shko e vidhe një kungull për të shmangur fjalimin e tij

Presidenti amerikan, Joe Biden i tha të hënën një djali se mund të “shkonte të vidhte një kungull” për të shmangur fjalimin e tij “të mërzitshëm” për Ditën e Falënderimeve.

Biden, 80 vjeç, bëri një deklaratë befasuese kur iu afrua një fëmijë, nëna e të cilëve sapo i kishte prezantuar presidentin.

“Kjo duhet të jetë e mërzitshme, e mërzitshme, e mërzitshme për këta fëmijë që po qëndrojnë këtu”, tha Biden, duke kapur shpatullën e djalit. “Ju lejohet të bëni gjithçka që dëshironi të bëni, duke përfshirë të vidhni një kungull nëse dëshironi – gjithçka që dëshironi të bëni”.

Djali zgjodhi të dëgjonte me mirësjellje presidentin, raporton nypost.

Kishte kunguj që dekoronin Stacionin Ajror të Trupave Detare në Cherry Point, NC, dhe përpjekjet e Bidenit për humor vazhduan – pas faljes së gjelit të detit – ndërsa u tha trupave se “arsyeja që erdhëm këtu nuk qëndron në faktin se ishte i keq kuzhinieri”.

Biden u tregoi më seriozisht ushtarëve përvojën e familjes së tij me djalin e tij të ndjerë Beau Biden që punonte jashtë shtetit në ushtri dhe lavdëroi familjet e trupave që duhet të durojnë mungesën e tyre. /Telegrafi/