Telegrafi

Biden thotë ‘mjaft’ – kërkon veprim nga Kongresi amerikan në lidhje dhunën e shkaktuar nga armët

Duke deklaruar “mjaft, mjaft!’, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden iu adresua Kongresit amerikan duke bërë thirrje që të merret ndonjë veprim në lidhje me ndalesat mbi armët e zjarrit.

Kështu ai ka kërkuar që të rritet kontrolli mbi të dhënat e blerësve dhe përdoruesve të armëve dhe implikimin e disa masave shtesë ndaj tyre, kjo për të bërë një adresim kundër rasteve të fundit të sulmeve të fundit që e goditën SHBA-në.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden shtroi pyetjen për kombin i cili u godit nda disa sulme ditët e fundit, duke thënë: “Edhe sa jetë duhet të shuhen në mënyrë që ligji mbi armët në Amerikë të ndryshojë?”.

“Për hir të Zotit edhe sa masakra do t’i lejojmë?”, vazhdoi pyetjen e tij Biden.

Presidenti, i cili vije nga Partia Demokratike, bëri thirrje për marrjen e masave të ndryshme, masa të cilat përfaqësuesit Republikanë në Kongres vazhdimisht i kishin kundërshtuar, duke përfshirë këtu edhe ndalimin e shitjeve të armëve të zjarrit dhe karikatorëve me kapacitet të lartë, e në qoftë se kjo nuk votohej, atëherë e pakta që tentonin të bënin ishte ndalimi i shitjes të armëve për personat nën moshën 21 vjeçare.

Ai gjithashtu bëri presion për shfuqizimin e “mburojës” ndaj prodhuesve të armëve, “mburojë” kjo e cila i mbronte kompanitë ndaj paditjes për sulmet që ndermerren nga persona të ndryshëm të cilët përdorin armë të prodhuara nga ato kompani.

“Nuk mund ta zhgënjejmë popullin amerikan përsëri”, tha Biden, dukë bërë presion veçanërisht tek republikanët që të lejojnë që në senat të del në votim projektligjin mbi masat e kontrollit mbi armët. /Telegrafi/