Site icon Telegrafi

Biden thellon epërsinë në Arizona, Nevada, Georgia e Pennsylvania

Gara për të parin e Shtëpisë së Bardhë është duke vazhduar mes kandidatëve Joe Biden dhe Donald Trump.

Ato pak shtete që kanë mbetur për t’u përcaktuar fituesi, kanë fituar vëmendjen e opinionit amerikan por edhe të botës.

Bazuar në të dhënat e fundit, Biden është duke prirë në vendet si Arizona, Nevada, Pennsylvania, Georgia dhe Karolina e Veriut.

Më poshtë ju sjellim numrin e votave që e bëjnë diferencën mes Trumpit dhe Bidenit.

Në Arizona, Biden udhëheq me 43.779 vota, në Nevada me 20.127, Pennsylvania me 13.662 dheGeorgia me 1.554 . /Telegrafi/

 

Exit mobile version