Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do të jetë më i kujdesshëm në kontaktet fizike me gratë, pasi u akuzua për sjellje të pahijshme.
Biden postoi një video në Twitter, duke thënë se në të ardhmen do të respektojë hapësirën personale të grave.
Social norms are changing. I understand that, and I’ve heard what these women are saying. Politics to me has always been about making connections, but I will be more mindful about respecting personal space in the future. That’s my responsibility and I will meet it. pic.twitter.com/Ya2mf5ODts
— Joe Biden (@JoeBiden) April 3, 2019
Ai tha se gjithmonë ka synuar të krijojë “lidhje njerëzore” dhe jo të bëjë dikë të ndjehet keq.
Në ditët e fundit, katër gra e akuzuan Bidenin për prekje të pakëndshme.
“Normat sociale po ndryshojnë. Unë e kuptoj këtë”, tha Biden.
Ai shihet si kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, edhe pse ende nuk e ka shpallur kandidaturën e tij. /rel/