Këshilltarja e lartë e fushatës së Joe Biden, Anita Dunn theksoi përsëri këtë pasdite se ekipi i fushatës së tij është i sigurt se ata do të marrin 270 vota elektorale.
Në këtë drejtim ajo ka thënë se Joe Biden do të deklarojë fitoren pasi ekipi beson se ata kanë arritur atë numër, përcjell Telegrafi.
“Unë mendoj se në fund të ditës ne gjithmonë kemi thënë se qëllimi ishte që të merrnim 270 vota elektorale dhe ne ndjehemi shumë të sigurt se pasi të jenë numëruar votat, aty do të jenë votat: mbi 270. Dhe kështu ju fitoni presidencën”, u ka thënë Dunn gazetarëve.
E pyetur nëse Biden do të deklarojë fitoren edhe nëse të gjitha rezultatet e shteteve nuk janë të publikuar, ajo u përgjigj, “Nëse ndihemi rehat që ai ka 270 vota elektorale, po”. /Telegrafi/