Site icon Telegrafi

Biden: Do të debatojë me Trumpin nëse shkencëtarët thonë se është e sigurt

Para se të hipte në aeroplanin që e dërgojë për në Florida, Joe Biden ndaloi për pak kohë të flas para mediave.

I pyetur të komentojë rastin e largimit të përkohshëm të presidentit, Donald Trump nga spitali Walter Reed, ku po trajtohet për coronavirus, demokrati ka hezituar të deklarohet rreth shëndetit të rivalit republikan, raporton CNN.

I pyetur nëse do të debatonte me presidentin më 15 tetor, Biden u përgjigj se “Nëse shkencëtarët thonë se është e sigurt dhe distanca është e mjaftueshme, atëherë është mirë. Unë do të bëj gjithçka që ekspertët thonë se është e përshtatshme për të bërë”, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se po “pret me padurim” debatin e ardhshëm edhe pse nuk dihet nëse do të mbahet.

Lexo po ashtu Donald Trump tregon arsyet se pse duhet të votohet për Joe Bidenin

“Unë nuk jam ekspert për këtë, por mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi kam menduar gjatë gjithë kohës dhe do të vazhdoj të dëgjoj shkencëtarët”, tha ai dhe më tutje shtoi, “Por mezi po pres që të kem një mundësi për të bërë një takim të radhës nëse kjo ndodh”.

Ndryshe, Trump kishte dal për pak kohë nga spitali ushtarak i Marylandit dhe kjo kishte shkaktuar kritika të mëdha në adresë të presidentit amerikan. /Telegrafi/

Exit mobile version