Biden do të betohet duke përdorur Biblën familjare që e përdori gjithashtu në vitin 2009 dhe 2013.
Kur Joe Biden betohet si presidenti i 46-të, pritet që të ketë në dorë – Biblën e familjes Biden.
Bibla është e trashë 12 centimetra, përmban një kryq kelt në kopertinë dhe familja Biden e nga viti 1893, raporton cnn.
Biden përdori Biblën çdo herë që dha betimin si nënkryetar dhe për secilën prej shtatë betimeve të tij në Senat, duke filluar në 1973. Bibla u përdor gjatë betimit të tij si zëvendëspresident në vitin 2009 dhe 2013.
“Çdo datë e rëndësishme është aty. Për shembull, çdo herë që jam betuar për ndonjë gjë, data ka qenë në atë dhe është shkruar në Bibël”, tha Biden në dhjetor të vitit 2020. /Telegrafi/