Site icon Telegrafi

Biden takohet me lideren e opozitës bjelloruse, Tikhanovskaya: SHBA-ja qëndron me popullin e Bjellorusisë ndaj kërkimit për demokraci

Presidenti amerikan, Joe Biden, u takua të mërkurën me udhëheqësen e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya në Shtëpinë e Bardhë, ku ai shprehu mbështetjen për aspiratat e popullit bjellorus për demokraci.

“Unë ishte i nderuar të takohesha me @Tsihanouskaya në Shtëpinë e Bardhë këtë mëngjes”, tha Biden në një postim në Twitter, duke iu referuar figurës së internuar të opozitës që ishte për një vizitë në Washington, derisa administrata Biden zotohet për rritjen e presionit ndaj Alexandar Lukashenko.

“Shtetet e Bashkuara janë me popullin e Bjellorusisë në kërkimin e tyre për demokraci dhe të drejtat universale të njeriut”, shtoi ai.

Tikhanovskaya thotë se ajo fitoi lehtësisht në zgjedhjet e Bjellorusisë të vitit të kaluar, në të cilat Lukashenko, pretendoi se siguroi një mandat të gjashtë.

Ajo ka folur me zyrtarë në Washington duke kërkuar siguri se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin hapa aktivë për të ndihmuar bjellorusët të sjellin ndryshime demokratike. /Telegrafi/

Exit mobile version