Site icon Telegrafi

Biden do ta marrë dozën e tretë të vaksinës, por vetëm kur ta “marrin” të gjithë amerikanët

Presidenti amerikan, Joe Biden do të marrë dozën e tretë të vaksinës COVID-19. Por, i pari i shteti amerikan do të presë që ajo të jetë e disponueshme gjerësisht, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Ne do të presim derisa të jetë gjerësisht i disponueshëm, gjë që e presim së shpejti”, u tha Psaki gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Biden i tha ABC News në muajin gusht se ai dhe Zonja e Parë, Jill Biden do të merrnin një dozë të tretë të vaksinës për të rritur imunitetin, pasi administrata e tij njoftoi planet se një dozë e tretë do të ishte në dispozicion për të rriturit në Shtetet e Bashkuara.

Programi i dozës së tretë është duke u zhvilluar edhe pse miliona amerikanë nuk kanë marrë ende dozën e parë, dhe shumë prej tyre janë duke pritur për furnizime me vaksina në të gjithë botën.

Biden, 78 vjeç dhe gruaja e tij morën dozën e parë të Pfizer-BioNTech në muajin dhjetor, kur vaksinat sapo po importoheshin në Shtetet e Bashkuara.

Lexo po ashtu Hulumtimi amerikan: Një person i pavaksinuar ka 11 herë më shumë gjasa të vdesë nga coronavirusi

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë mbrojtur planin e administratës për të ofruar një dozë tjetër të vaksinës për amerikanët si mbrojtje shtesë kundër virusit, megjithëse të tjerët janë duke pritur për dozat e para, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar më shumë doza ndërkombëtarisht sesa të gjitha vendet e tjera të kombinuara. /Telegrafi/

Exit mobile version