Site icon Telegrafi

Biden synon ta mbajë Christopher Wray si drejtor të FBI

Presidenti i SHBA Joe Biden ka në plan të mbajë Christopher Wray në postin e drejtorit të FBI-së, njofton CNBC sot, duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë.

Wray u emërua në një mandat 10-vjeçar nga ish-presidenti Donald Trump në vitin 2017.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, në konferencën e parë për shtyp të mërkurën, kur u pyet nëse Biden ka besim te Wray, ajo u përgjigj se nuk e ka diskutuar këtë çështje me presidentin e ri.

Exit mobile version