Presidenti amerikan Joe Biden dhe këshilltari për Shëndetësi i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, kanë habitur opinionin kur vazhdimisht ia shqiptonin gabimisht emrin variantit të ri të coronavirusit.
Gjatë një konference për media, Biden bëri thirrje që të ruhet qetësia përballë variantit të ri të coronavirusit që Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar si “tejet brengosës”, transmeton Telegrafi.
Gjatë fjalimit të tij, Biden ka mbrojtur vendimin për kufizim të udhëtimeve me disa shtetet afrikane, duke u bërë thirrje qytetarëve të atyre vendeve që të marrin dozat e nevojshme të vaksinës që të mbrohen nga Omicroni.
President Biden addressed the nation about the Omicron variant.
In a relatable move, he mispronounced it as "Omnicron" the whole time. pic.twitter.com/4fNulAv8Eq
— The Recount (@therecount) November 29, 2021
Por, shumë kishin vërejtur që Biden vazhdimisht po e shqiptonte gabimisht variantin e ri të coronavirusit – duke iu referuar si “Omnicrom”.
Sikur kjo të mos mjaftonte, të njëjtin gabim e bëri edhe mjeku i njohur amerikan – Fauci i cili tha se “para se të futej Omnicromi, kemi pasur një situatë në të cilën kemi mundur të testohemi”. /Telegrafi/