Telegrafi

Biden: Shqipërinë do ta vizitoj me kënaqësi

“Sot në mëngjes, i ftuar kryesor në Konferencën e 49 të Sigurisë ishte zëvendës presidenti i SHBA-së, Joe Biden. Unë shfrytëzova rastin ta takoj direkt dhe ta uroj përzemërsisht për rizgjedhjen, si dhe ta ftoj të vizitojë Shqipërinë. Biden më tha se Shqipëria është një nga vendet që ai donte më shumë dhe se do ta vizitojë me kënaqësi”, shkroi Berisha, informon BW.

Berisha tha ndër të tjera se “Për mua ishte një kënaqësi e veçantë se unë përfaqësoja Shqipërinë anëtare e NATO-s, vend që në kuadrin e kësaj Aleance kontribuon në sigurinë globale”. /Telegrafi/