Site icon Telegrafi

Biden sërish e cilëson kasap Putinin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden sërish u morr me homologun rus, Vladimi Putin.

Udhëheqësi amerikan përsëri e cilësoi kasap presidentin rus gjatë një tubimi elektoral në Karolinën e Veriut.

“Ka kaq shumë gjëra të rëndësishme që ne mund të bëjmë, duke përfshirë përfundimisht kujdesin për të ndihmuar Ukrainën nga ky kasap Putin”, tha lideri amerikan.

Lexo po ashtu Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrest kundër Putinit

Theksojmë se të njëjtën gjë e kishte bërë edhe gjatë vitit të kaluar pas masakrave të shumta në shtetin ukrainas.

Kujtojmë se para një viti, Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti kundër presidentit rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.

Me të njëjtat akuza po përballet edhe Maria Alekseyevna Lvova-Belova, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version