Presidenti amerikan, Joe Biden sërish bëri një gafë gjatë një fjalimit të tij.
Përkatësisht, ai ka dashur t’i shpreh ngushëllimet familjes së punonjësit të ndjerë në administratën amerikane, por për këtë ka përdorur fjalë të gabuara.
“Dhe, meqë ra fjala, ngushëllimet e mia për familjen tuaj… uh, fffffff, CFO-ja juaj, i cili ka vdekur shumë papritur, dhe më e mira për familjen e tyre. Janë gjëra të vështira”, tha ai.
Videoja është publikuar pothuajse menjëherë në rrjetet sociale, e cila ka shkaktuar shumë komente të ndryshme.
Ndryshe, Biden edhe në të kaluarën ka bërë gafa ku në disa raste ka zgjatur dorën me u përshëndet duke menduar se dikë e ka përpara, në realitetet nuk ishte askush. /Telegrafi/
"And by the way my sympathies to the family of your… uh, fffffff, your CFO, who DROPPED DEAD very unexpectedly, and my best to their family. It's tough stuff." pic.twitter.com/kSRvhPNutK
— Ian Miles Cheong (@stillgray) June 16, 2022