Përdoruesit e mediave sociale kanë filluar të përhapin teori konspirative për shëndetin e presidentit Joe Biden pas një videoje ku ai “qëndroi për 40 sekonda pa mbyllur qepallat e syrit”.
Bëhet fjalë për një video të publikuar në mediat sociale e cila ka ndezur një seri teorish konspirative rreth presidentit amerikan, përcjell Telegrafi.
Kjo për faktin se një gjë e tillë është e panatyrshme pasi siç thuhet, qeniet njerëzore normalisht “mbyllin sytë” një herë në tre deri në katër sekonda mesatarisht.
Në videon e postuar të martën, Biden, i cili sapo është shëruar nga COVID-19, dënon ish-presidentin Donald Trump dhe rolin e tij në trazirat e Kapitolit të 6 janarit.
You can’t be pro-insurrection and pro-cop.
You can’t be pro-insurrection and pro-democracy.
You can’t be pro-insurrection and pro-American.pic.twitter.com/DCHprpK9Sx— Joe Biden (@JoeBiden) July 26, 2022
Dhe disa përdorues të Twitter kanë pohuar aty është përdorur një trup të dyfishtë për videon, ndërsa të tjerë kanë thënë se është përdorur teknologjia.
Duke komentuar videon, një përdorues i Twitter shkroi: “… Kjo është teknologji 100% e falsifikuar. Ata ia ngjitën fytyrën Biden një aktori. Unë do të vë bast për karrierën time”. /Telegrafi/