Joe Biden i ka tani zyrtarisht më shumë se 270 vota të Kolegjit Zgjedhor që i duhen për të kërkuar presidencën kjo pasi Kalifornia certifikoi së fundmi rezultatin e zgjedhjeve.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, sekretari i shtetit, Alex Padilla, miratoi rezultatet e fitores së Biden, bazuar në deklaratë nga zyra e tij, që tani guvernatori demokrat, Gavin Newsom do të fillojë përgatitjen e Certifikatës së Vërtetimit që cakton 55 zgjedhësit e shtetit për Biden.
Zgjedhësit do të takohen në shtetet e tyre përkatëse më 14 dhjetor për të hedhur votat e tyre, të cilat Kongresi do t’i numërojë në një seancë të përbashkët më 6 janar.
Pas rezultateve zyrtare, fituesi i postit të Presidentit inaugurohet më 21 janar të vitit 2021.
Derisa Biden dhe nënkryetarja e zgjedhur, Kamala Harris, vazhdojnë me kalimin në një administrate të re, presidenti në largim, Donald Trump, vazhdon të bëjë akuza për mashtrim masiv të votave. /Telegrafi/