Joe Biden, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, tha sot se protestat e anëtarëve të lëvizjes “Black Lives Matter” përpara Capitol Hill do të ishin trajtuar krejtësisht ndryshe nga ajo e mbështetësve të Donald Trumpit, duke e quajtur atë të papranueshme.
Demokrati tha se një nga nipërit e tij, Finnegan, i dërgoi atij një mesazh dje duke theksuar se qindra ushtarë e ruanin Memorialin e Lincolnit verën e kaluar ndërsa protestuesit demostruan për vrasjen e George Floydt, transmeton Telegrafi.
Biden: "No one can tell me that if it had been a group of Black Lives Matter protesting yesterday, they wouldn't have been treated very, very differently than the mob of thugs that stormed the Capitol. We all know that's true, and it is unacceptable. Totally unacceptable." pic.twitter.com/TfWa25VzEt
— CBS News (@CBSNews) January 7, 2021
Ai paralajmëron se niveli i sigurisë rreth National Mall, ndërsa mbështetësit e Trumpit shkaktoi kaos në ndërtesën e Kongresit Amerikan, ishte shumë më e ulët.
“Askush nuk mund të më thotë se nëse dje do të protestonin “Black Lives Matter”, ata do të trajtoheshin ndryshe nga mënyra se si u trajtua turma e banditëve që sulmuan Capitolin”, tha Biden.
“Ne të gjithë e dimë që kjo është e vërtetë. Dhe kjo është e papranueshme. Krejtësisht e papranueshme” tha ai. Biden i quajti “terroristë të brendshëm” personal që demoluan Capitol Hillin. /Telegrafi/
No one can tell me that if it had been a group of Black Lives Matter protestors yesterday that they wouldn’t have been treated very differently than the mob that stormed the Capitol.
We all know that’s true — and it’s unacceptable.
— Joe Biden (@JoeBiden) January 7, 2021