Joe Biden ka zbardhur planin për të mbrojtur qytetarët amerikanë nga ‘nxehtësia ekstreme’.
“Unë nuk njoh njeri që beson sinqerisht se ndryshimi i klimës nuk është problem serioz”, tha fillimisht presidenti amerikan.
“Temperaturat rekord – dhe dua të them rekord – po prekin tani 100 milionë amerikanë. Temperaturat e oqeanit pranë Miamit janë si të futesh në një vaskë të nxehtë. Ato sapo kaluan 100 Fahreheit (rreth 38 gradë Celsius”, tha 80-vjeçari.
Ai më tutje deklaroi se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se vrasësi numër një i lidhur me motin është nxehtësia, “600 njerëz vdesin çdo vit nga efektet e saj”, raporton skynews.
Tune in as I announce additional actions to protect communities from extreme heat. https://t.co/poxF5DlWRS
— President Biden (@POTUS) July 27, 2023
Lideri amerikan deklaroi se i kishte kërkuar Sekretares së Punës në detyrë, Julie Su të lëshonte një alarm për rrezikun e nxehtësisë, duke sqaruar se punëtorët kanë nevojë për mbrojtje shkaku i ngrohjes globale.
Biden, duke folur në Shtëpinë e Bardhë, tha gjithashtu se Shërbimi Pyjor i SHBA-së, do të japë 1 miliard dollarë grante për qytetet që të mbjellin më shumë pemë.
Qershori i vitit 2023 ishte më i nxehti i regjistruar në Shtetet e Bashkuara, që daton që nga viti 1850.
Ishte gjithashtu qershori i 47-të radhazi dhe muaji i 532-të rresht me temperatura mbi mesataren e shekullit të XX-të, sipas shërbimit të motit.
Nuk është vetëm lindja që merret me të nxehtin – një valë e zgjatur e të nxehtit ka prekur jugperëndimin e SHBA-së.
Phoenix, Arizona, pritet të shohë ditën e 28-të radhazi të temperaturave mbi 43.3 gradë Celisus, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 18 ditësh radhazi. /Telegrafi/