Ish-nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në ‘Twitter’ shprehu përkrahjen e tij për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Përshëndes miratimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO nga Senati. Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë të jenë pjesë e Evropës në përgjithësi, të lira dhe në paqe, ndërsa ne duhet t’i mbështesim integrimet euroatlantike të gjithë rajonit”, shkroi Biden, njofton Telegrafi Maqedoni.
Joe Biden është njëri ndër kandidatët për kryetar shteti nga radhët e Partisë Demokratike.
Ndryshe, para dy ditëve Senati amerikan me shumicë votash votoi për Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO ndërsa SHBA-ja është shteti i 25-të që ratifikon Protokollin./Telegrafi/
I strongly support the Senate's approval of North Macedonia's NATO membership. The countries of the Western Balkans deserve to be part of a Europe whole, free and at peace and we should be supporting Euro-Atlantic integration across the region. https://t.co/UUyOWL20z7
— Joe Biden (@JoeBiden) October 24, 2019