Joe Biden është në një epërsi të lehtë sa i përket votave elektorale kundrejt rivalit, Donald Trump. Demokrati ka fituar 238 vota elektorale gjersa demokrati 213 sosh.
Megjithatë në një prej shtetit kryesor, Wisconsin që do t’i sjell fituesit dhjetë vota elektorale ka ndodhur përmbysja e rezultateve.
Në fakt, republikani në fillim ishte duke kryesuar me 51.1 për qind të votave gjersa demokrati kishte 47.4 për qind.
Tashmë Biden po kryeson me një epërsi të vogël prej 49.4 për qind të votave gjersa Trump ka 49.1 për qind të votave.
Ndryshe, kandidati i cili do të arrin numrin prej 270 votave elektorale, do të shpallet presidenti i 46-të në histori të SHBA-ve. /Telegrafi/
Here are the latest #Election2020 results from Wisconsin, based on the votes reported so far.
Follow more live results as we get them. https://t.co/0wvvN7b9rm pic.twitter.com/7jvcwU78cL
— The New York Times (@nytimes) November 4, 2020