Telegrafi

Biden i përgjigjet raportimeve se Trumpi doli pozitiv për coronavirus përpara debatit presidencial të vitit 2020

Joe Biden nuk ka dashur të flas rreth pretendimeve se Donald Trump ishte i infektuar me coronavirus gjatë debatit të parë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Biden u pyet nga një gazetar lidhur me pohimet e shefit të fundit i shtabit të Trumpit se ish-presidenti amerikan kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 tre ditë përpara debatit.

Kur u pyet nëse mendonte se republikani e kishte vënë atë në rrezik, presidenti aktual amerikan, Biden deklaroi se “Unë nuk mendoj për ish-presidentin”, raporton theguardian.

Pavarësisht se presidenti dukej “pak i lodhur” dhe dyshonte për një “ftohje të lehtë”, Mark Meadows thotë se ishte “i kënaqur” që Trump udhëtoi atë mbrëmje në një tubim në Middletown, Pensilvani.

“Zoti President”, kujton se si ishte drejtuar Meadows, “Kam një lajm të keq. Ju keni dalë pozitiv për COVID-19”, por që republikani nuk e mori seriozisht dhe vazhdoi me itinerarin e paracaktuar.

Ndryshe, tre ditë më vonë, më 2 tetor, Trump njoftoi përmes një mesazhi në Twitter se ai dhe gruaja e tij, Melania Trump, ishin pozitivë për coronavirus. /Telegrafi/