Edhe një lajm i mirë ka ardhur gjatë ditës së sotme në fushën e shkencës mjekësore.
Kompania amerikane, Modera ka njoftuar për zbulimin e një vaksine kundër coronavirusit, e cila ka një efikasitet prej 95 për qind.
Today's news of a second vaccine is further reason to feel hopeful. What was true with the first vaccine remains true with the second: we are still months away. Until then, Americans need to continue to practice social-distancing and mask-wearing to get the virus under control.
— Joe Biden (@JoeBiden) November 16, 2020
Kjo ka bërë që të reagojë edhe presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, i cili e ka quajtur këtë një lajm të mrekullueshëm, transmeton Telegrafi.
“Lajmi i sotëm për një vaksinë të dytë është një tjetër arsye për të shpresuar. Ajo që ishte e vërtetë me vaksinën e parë mbetet e vërtetë edhe me të dytën: jemi akoma disa muaj larg. Deri në atë kohë, amerikanët duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe ta vendosin maskën për të vënë nën kontroll virusin”, pohoi fillimisht demokrati.
“Edhe një herë, unë përgëzoj gratë dhe burrat e shkëlqyeshëm që prodhuan këtë përparim dhe na kanë sjellë një hap më afër për të mposhtur këtë virus. Unë jam gjithashtu mirënjohës për punëtorët e vijës së parë, të cilët ende po përballen me virusin gjatë gjithë kohës”, shtoi ai.
Once again, I congratulate the brilliant women and men who produced this breakthrough and have brought us one step closer to beating this virus. I am also thankful for the frontline workers who are still confronting the virus around the clock.
— Joe Biden (@JoeBiden) November 16, 2020
Lajmi rreth vaksinës së Moderna vjen derisa ditë më parë edhe kompania tjetër amerikane, Pfizer deklaroi se vaksina eksperimentale rezultoi me efikasitet prej 90 për qind.
Të dyja kompanitë përdorën një qasje mjaft inovative dhe eksperimentale për të hartuar vaksinat e tyre. /Telegrafi/