Derisa takimi po fillonte midis presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të rij rus, Vladimir Putin, të pranishëm ishin brenda edhe sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken dhe ministri i jashtëm Sergey Lavrov.
Derisa samiti filloi, të dy udhëheqësit dhanë disa komente të shkurtra, raporton BBC.
“Siç thashë edhe jashtë, mendoj se është gjithmonë më mirë të takohemi ballë për ballë”, tha presidenti amerikan Biden.
Në anën tjetër, derisa qëndronte përballë homologut të tij Putin tha se shpresonte që “takimi i tyre do të jetë produktiv”.
Biden më herët ka paralajmëruar se nuk do të ketë konferencë të përbashkët për gazetarëve, dhe tani kjo është konfirmuar.
Takimi i dy liderëve do të jetë privat. Në takim do të marrin pjesë vetëm zyrtarët që marrin shënime, dhe Sekretari amerikan Antony Blinken e ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov. /Telegrafi/