Telegrafi

Biden për Albrightin: Kemi punuar bashkë për të ndaluar gjenocidin në Ballkan

Presidenti amerikan, Joe Biden ka kujtuar kohët kur ka punuar me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Kjo e fundit ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare pasi kohët e fundit ishte duke luftuar me sëmundjen e kancerit.

“Puna me Sekretaren Albright gjatë viteve 1990 ishte ndër pikat kryesore të karrierës sime në Senatin e Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit tim në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Lexo po ashtu Clinton kujton kohën kur ishte takuar për herë të fundit me Albrightin në Kosovë

I pari i shtetit amerikan gjithashtu ka pohuar se së bashku me të janë përballur me gjenocidin në Ballkan.

Theksojmë se Albright ka shtyrë ish-presidentin Bill Clinton që të fillojë bombardimin e caqeve serbe në Kosovë gjatë vitit 199.

Ndryshe, Albreight dhe Clinton para afër tre viteve ka qëndruar në Kosovë, ku asaj i është ngritur një buste në Prishtinë. /Telegrafi/