Presidenti amerikan, Joe Biden ka kujtuar kohët kur ka punuar me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Kjo e fundit ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare pasi kohët e fundit ishte duke luftuar me sëmundjen e kancerit.
“Puna me Sekretaren Albright gjatë viteve 1990 ishte ndër pikat kryesore të karrierës sime në Senatin e Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit tim në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë”, ka shkruar ai në Twitter.
I pari i shtetit amerikan gjithashtu ka pohuar se së bashku me të janë përballur me gjenocidin në Ballkan.
Theksojmë se Albright ka shtyrë ish-presidentin Bill Clinton që të fillojë bombardimin e caqeve serbe në Kosovë gjatë vitit 199.
Ndryshe, Albreight dhe Clinton para afër tre viteve ka qëndruar në Kosovë, ku asaj i është ngritur një buste në Prishtinë. /Telegrafi/
JUST IN: Pres. Biden on the death of Madeleine Albright: “Working with Secretary Albright during the 1990s was among the highlights of my career in the United States Senate during my tenure on the Foreign Relations Committee.” https://t.co/dlAS933tH4 pic.twitter.com/mtoBOeW7EE
— ABC News (@ABC) March 23, 2022