Joe Biden festoi miratimin e projekt-ligjit të coronavirusit, duke theksuar se do të nënshkruajë legjislacionin të premten.
“Ky projektligj përfaqëson një fitore historike për popullin amerikan dhe pres që ta nënshkruaj atë më vonë këtë javë”, tha Biden, raporton theguardian.
Presidenti tha se paketa stimuluese do të ndihmonte që SHBA-të të ketë më shumë vaksina, më shumë vaksinues dhe më shumë vaksinime në muajt e ardhshëm. Biden gjithashtu theksoi se projektligji do të lejojë që shkollat të rihapen në mënyrë të sigurt, gjë që ka thënë se është një përparësi kryesore për administratën e tij.
“Unë do të flas për atë që vjen më pas”, tha Biden. “Ka dritë në fund të këtij tuneli të errët të vitit të kaluar. … Ka arsye të vërtetë për shpresë, njerëz”, shtoi ai.
Ndryshe, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për një paketë tjetër të ndihmës, e cila kap shumën prej 1.9 trilion dollarë. /Telegrafi/