Site icon Telegrafi

Biden pas fitores: Është koha që SHBA-ja të shërohet

Pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të 2020, Joe Biden mbajti fjalimin e tij të parë në Wilmngton të Delawere.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Biden u shpreh se është koha që SHBA-ja të shërohet, derisa u zotua për unifikim të vendit.

“Le t’i japim njëri-tjetrit një shans”, tha ai në një tubim në Delawere duke iu drejtuar votuesve.

Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mori 284 vota elektorale pas zgjedhjeve të së martës.

Kundërshtari i tij dhe njëherësh kandidati i republikanëve, Donald Trump, nuk e pranoi humbjen derisa deklaroi se ai kishte fituar zgjedhjet me 71 milionë vota. /Telegrafi/

Exit mobile version