Presidenti amerikan Joe Biden tha se Irani nuk mund të veprojë me “pandëshkueshmëri” dhe paralajmëroi Iranin që “të jetë i kujdesshëm” pas një sulmi ajror të SHBA-së në një vend ku gjendeshin milicitë të mbështetur nga Irani në Siri.
I pyetur nga gazetarët që udhëtonin me të në Teksas se çfarë mesazhi po përpiqej të dërgonte në Iran me sulmin ajror, Biden tha: “Ju nuk mund të veproni pa u ndëshkuar”.
Biden bëri një pauzë dhe pastaj shtoi, “keni kujdes!”, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Deklaratat e presidentit amerikan erdhën ndërsa ushtria amerikane kishte kryer sulme në Sirinë lindore të përdorura nga milicët e mbështetur nga Irani, në përgjigje të sulmeve me raketa kundër objektivave të SHBA-së në Irak.
Ky sulm ajror ishte sulmi i parë ushtarak i urdhëruar nga Biden që kur u bë president, sulme që provokuan kritika të ashpra nga Siria dhe Irani. /Telegrafi/