Site icon Telegrafi

Biden nuk pranoi të flas për aktakuzën ndaj Trumpit

Joe Biden është pyetur për aktakuzën kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

I pyetur tre herë për një koment mbi çështjen kundër paraardhësit të tij, presidenti amerikan refuzoi të komentojë.

“Nuk kam asnjë koment për Trumpin”, pohoi i pari i shtetit amerikan, raporton skynews.

Biden sapo është larguar nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në shtetin amerikan Misisipi.

Trump ka akuzuar Alvin Bragg, prokurorin e qarkut të New Yorkut, i cili ka udhëhequr hetimet kundër tij, se “ka bërë punën e Joe Bidenit” duke e paditur atë përpara zgjedhjeve të vitit 2024.

Ndryshe, Trump raportohet se aktualisht gjendet në vilën në Mar-a-Lago, Florida. /Telegrafi/

Exit mobile version