Telegrafi

Biden nuk i ndal gafat, tenton t’i shtrëngoj dorën dy herë senatorit amerikan

Joe Biden sërish është bërë temë në rrjetet sociale me lëvizjen e fundit në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan tenton t’i japë dorën brenda pesë sekondave për të dytën herë senatorit, Chuck Schumer.

Sikurse shihet edhe në video, senatori përgatitet të dalë në podium për të folur dhe shtrëngon duart me Joe Biden dhe më pas me pjesën tjetër të audiencës.

Mirëpo diçka nuk shkon me Biden, i cili me qëndrimin e tij duket se po pret sërish një shtrëngim duarsh.

Në fakt, ai ka shtrirë dorën dhe po përpiqet të kuptojë se çfarë ka ndodhur saktësisht 5 sekonda më parë, nëse u takuan apo jo.

Joe Biden është i njohur për gabimet e tij në publik, sidomos kohëve të fundit. /Telegrafi/