Site icon Telegrafi

Biden nominon shqiptarin Begzat Azem Aliun për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi

Presidenti amerikan, Joe Biden do të emërojë disa funksionarë për të shërbyer si udhëheqës kryesorë në administratën e tij, thuhet në një njoftim të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Uashington.

Në mesin e të nominuarve është edhe një shqiptaro-amerikan, B. Bix Aliu (Begzat Azem Aliu).

Ai pritet të jetë Ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtetin e Malit të Zi.

“Aliu së fundmi ka shërbyer si i ngarkuar me punë, ad përkohshëm i ambasadës së SHBA-së në Budapest, Hungari. Para kësaj, ai ishte zëvendësshef i misionit të ambasadës së SHBA-së në Poloni dhe ishte i ngarkuar me Punë, ad përkohshëm gjatë gjithë vitit 2021. Më parë, Aliu ishte konsull i përgjithshëm i Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Krakov dhe u dekorua me medaljen ‘Honoris Gratia’ , nderimi më i lartë i qytetit, për avancimin e tij të rëndësishëm të lidhjeve ekonomike dhe kulturore midis Shteteve të Bashkuara dhe Krakovit”, thuhet në përshkrimin e Shtëpisë së Bardhë për Aliun.

Theksojmë se Aliu ka prindër shqiptar, të cilit emigruan nga Maqedonia e Veriut drejt SHBA-ve. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Prishtinës.

Aliu është fitues i çmimeve të shumta për performancë nga Departamenti i Shtetit dhe flet gjuhën malazeze, polake, serbo-kroate, maqedonase dhe shqipe. /Telegrafi/

Exit mobile version