Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë sot se administrata e tij do të shpërndajë miliona doza tjera të vaksinave kundër COVID-19 me shtetet e tjera, sikurse 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca që tashmë ka vendosur t’i shpërndajë më 4 korrik, shkruan CNN.
Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara do të shpërndajnë të paktën 20 miliona doza të vaksin0ave kundër coronavirusit deri në fund të muajit, me një total prej 80 milionë doza që tashmë janë shpërndarë. E 20 milionë tjera të Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson sikurse edhe të AstraZeneca janë aprovuar nga rregullatori federal që të shpërndahen së shpejti, transmeton Telegrafi.
“Duhet të ndihmojnë në luftimin e sëmundjes në mbarë botën, me qëllim që të jemi të sigurtë në shtëpi dhe të bëjmë gjënë e duhur duke ndihmuar të tjerët. Kombi ynë do të jetë arsenal i vaksinave”, ka shkruar Biden gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.
Ai bëri të ditur se koordinatori i Shtëpisë së Bardhë sa i përket çështjes kundër COVID-19, Jeff Zients ,do të bëjë të pamundurën që kjo të realizohet me ndihmën e Këshillit Nacional për Siguri dhe Departamentin e Shtetit. /Telegrafi/