Telegrafi

Biden njofton planin e rinovuar të shpenzimeve sociale prej 1.75 trilion dollarësh

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden zbuloi të enjten një plan të rinovuar shpenzimesh prej 1.75 trilion dollarësh, duke e quajtur atë një investim historik në të ardhmen e vendit.

“Askush nuk mori gjithçka që donte, duke përfshirë edhe mua”, tha ai, duke pranuar luftën brenda partisë për të arritur konsensus mbi një dy projektligje të rëndësishme.

Marzhet e ngushta në Kongres kërkojnë mbështetje pothuajse unanime nga demokratët që projektligjet të kalojnë. Ato përfshijnë investime të mëdha në infrastrukturë, klimë dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Partia Demokratike e Bidenit sugjeroi këtë javë se një marrëveshje ishte në horizont, përpara udhëtimit të presidentit amerikan në Evropë, raporton bbc.

Ky propozim i ri mendohet të jetë një version i zhveshur i planit të shpenzimeve sociale rreth 3.5 trilion dollarë, i favorizuar nga progresistët.

Pra, çfarë është në planin e ri të propozuar të shpenzimeve?

555 miliardë dollarë synojnë të luftojnë ndryshimet klimatike, kryesisht përmes stimujve tatimorë për burimet e rinovueshme dhe me emetim të ulët të energjisë
400 miliardë dollarë për parashkollor falas dhe universal për të gjithë fëmijët 3 dhe 4 vjeç
165 miliardë dollarë për të ulur primet e kujdesit shëndetësor për nëntë milionë amerikanë të mbuluar nga Akti i Kujdesit të Përballueshëm – i njohur gjithashtu si Obamacare
150 miliardë dollarë për të ndërtuar një milion njësi banimi të përballueshme

Një ndarje prej 50-50 vendesh në Senat – dhe një rezistencë e caktuar republikane – do të thotë se Biden duhet të sjellë të gjithë partinë në bord nëse shpreson të kalojë projektligjin e shpenzimeve. /Telegrafi/