Site icon Telegrafi

Biden njofton fillimin e armëpushimit në Gaza: Pas kaq shumë dhimbjesh, shkatërrimesh dhe humbje jete, sot krismat e armëve kanë ndaluar

Së fundmi është bërë publik momenti kur presidenti amerikan, Joe Biden njofton se armëpushimi në Gaza kishte filluar dhe robërit izraelitë u liruan nga territori palestinez i shkatërruar nga lufta.

“Të paktën dy shtetas amerikanë do të jenë në mesin e robërve të ardhshëm të liruar nga Gaza në fazën e parë të marrëveshjes”, tha Biden.

“Pas kaq shumë dhimbje, shkatërrime dhe humbje jete, sot krismat e armëve në Gaza kanë ndaluar”, vazhdoi Biden.

Ndryshe, deri më tani janë liruar 93 pengje nga të dy palët, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë në ditën e parë të marrëveshjes së armëpushimit

Hamasi ka liruar tri gra izraelite.

Ndërsa Izraeli ka liruar 90 pengje – të gjithë gra dhe fëmijë.

Marrëveshja do të shohë ndalimin e luftimeve dhe lirimin e pengjeve të marra gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamas në 7 tetor 2023 në Izraelin jugor, i cili vrau rreth 1200 njerëz, në këmbim të lirimit të palestinezëve në burgjet izraelite. /Telegrafi/

Exit mobile version