Telegrafi

Biden ngatërron emrin e presidentit ukrainas – i referohet si Vladimir Zelensky

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë një gafë gjatë takimit me homologun ukrainas, duke iu referuar si Vladimir e jo Volodymyr.

Gjithçka ndodhi në samitin e NATO-s, kur Biden tha se “sapo kemi përfunduar takimin e parë të NATO-s dhe u pajtuam për të ardhmen e Ukrainës në NATO”, tha Biden, transmeton Telegrafi.

Por derisa foli me presidentin ukrainas, Biden iu referuar padashje Zelenskyt si Vladimir.

“Vladimir dhe unë… Zelensky dhe unë biseduam për një lloj garancioni”, tha Biden.

Biden shpesh gjendet në qendër të vëmendjes për shkak të disa gafeve që sigurisht se i bën padashje. /Telegrafi/