Site icon Telegrafi

Biden nënshkruan në murin e shtëpisë së fëmijërisë së tij

Ish zëvendëspresidenti Joe Biden nënshkroi një nga muret e dhomës së ndenjes së shtëpisë së tij të fëmijërisë gjatë një ndalese në Scranton, Pensilvani, të martën në mëngjes.

“Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë, me bekimin e Zotit. Joe Biden 11-3-2020”, shkruante në mesazhin e tij, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, Biden shpesh ka përdorur rrënjët e tij të klasës punëtore gjatë fushatës dhe është përqendruar veçanërisht në Pensilvani, një shtet fushë beteje që mund të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve.

Kandidati demokrat kaloi fëmijërinë e tij të re në Scranton para se të transferohej në Delaware kur ishte 10 vjeç pasi babai i tij humbi punën në zonë. /Telegrafi/

Exit mobile version