Telegrafi

Biden: Në Kosovë ka ende punë për t’u bërë

Është kjo hera dytë që zyrtarët nga administrata e kryetarit Barack Obama përkujtojnë evropianët se nuk i kanë përmbushur obligimet përballë Kosovës.

Edhe javën e kaluar sekretarja e amerikan e Shtetit, Hillary Clinton, gjatë vizitës së bërë në kryeqendrën evropiane, tërhoqi vërejtjen se në Ballkan ka ende punë për t’u bërë dhe se rajoni nuk guxon të bie në harresën e të së kaluarës.

Nënkryetari amerikan i shtetit, Joseph Biden vizitoi selinë e NATO-s për të diskutuar me aleatët strategjinë e re në Afganistan. Lidhur me këtë ai siguroi se kontributi amerikan në misionin paqeruajtës në Kosovë, në asnjë mënyrë nuk do pësojë për shkak të nevojës që të dërgohen trupa shtesë në Afganistan.

“Dua ta bëj të qartë se nuk do bëjmë tregti në mes të preokupimeve tona në Kosovë dhe asaj se çfarë duhet bërë në Afganistan”, precizoi Joseph Biden. /RTK/