Presioni ndaj Joe Bidenit nga demokratë të lartë, donatorë dhe miq të ngushtë do ta bindin atë të largohet nga gara, kanë thënë anëtarët e partisë për Axios.
Vendimi mund të vijë shumë shpejt, gjegjësisht gjatë kësaj fundjave, raportoi gazeta amerikane.
Ndërsa ai është sfidues publikisht, demokratët kryesorë thonë se privatisht, Joe Biden ka pranuar thirrjet për tu tërhequr pas rezultateve të dobëta në sondazhe dhe vëzhgimit të papërballueshëm.
“Zgjedhja e tij është të jetë një nga heronjtë e historisë, ose të sigurohet që nuk do të ketë kurrë një bibliotekë presidenciale Biden”, tha për Axios një nga miqtë e tij të afërt.
“Unë lutem që ai të bëjë gjënë e duhur. Ai ka shkuar në atë rrugë”, pohoi ai, shkruan skynews.
Udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer thuhet se i tha presidentit aktual amerikan se ai duhet të tërhiqej dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë besojnë se ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, dëshiron që edhe ai të largohet.
Përafërsisht se disa kolegë ia kanë kërkuar publikisht largimin, aleati afatgjatë i Bidenit, Barack Obama, ka heshtur rreth kësaj çështje.
Një sondazh i AP i publikuar dje zbuloi se gati dy të tretat e demokratëve duan një kandidat tjetër.
Politikanët demokratë janë të shqetësuar se Donald Trumpi mund të korr një fitore dërrmuese, duke i humbur vendet e tyre në Kongresin amerikan.
Por, shumë sondazhe ende i vënë shumë afër njëri-tjetrit Trumpin dhe Bidenin, shpesh brenda marzhës së gabimit.
I njëjti sondazh i AP zbuloi se gjashtë në 10 amerikanë duan që Trumpit të tërhiqet nga gara presidenciale. /Telegrafi/