Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden tani po udhëheq në raport me presidentin Donald Trump në Georgia, një kthesë mahnitëse e ngjarjeve në një shtet dikur të besueshëm republikan që Trump duhet të fitojë në mënyrë që të rizgjidhet president.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ani ka “kërcyer” para Trump me 917 vota, menjëherë pas orës 4:30 të mëngjesit të së premtes.
Dhe siç shkruan po CNN, asnjë i nominuar presidencial demokrat nuk e ka fituar shtetin që nga Bill Clinton në vitin 1992.
Clinton mundi ngushtë ish-presidentin George H.W. Bush në atë shtet.
Garë e ngushtë ndërmjet Biden dhe Trump po zhvillohet në dy shtete të tjera që mund të ndikojnë në fatin e garës, Nevada dhe Arizona.
Biden deri më tani ka 264 vota elektorale dhe Presidenti ka 214, sipas parashikimeve të The Guardian. /Telegrafi/