Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se mbetet për t’u parë nëse inteligjenca artificiale (AI) është e rrezikshme, por nënvizoi se kompanitë e teknologjisë kishin përgjegjësi për t’u siguruar që produktet e tyre të ishin të sigurta përpara se t’i bëjnë publike.
Biden iu tha këshilltarëve të shkencës dhe teknologjisë se AI mund të ndihmojë në adresimin e sëmundjeve dhe ndryshimeve klimatike, por ishte gjithashtu e rëndësishme që të adresoheshin rreziqet e mundshme për shoqërinë, sigurinë kombëtare dhe ekonominë, transmeton Telegrafi.
“Kompanitë e teknologjisë kanë një përgjegjësi, sipas mendimit tim, të sigurohen që produktet e tyre të jenë të sigurta përpara se t’i bëjnë publike”, tha ai në fillim të një takimi të Këshillit të Presidentit të Këshilltarëve për Shkencën dhe Teknologjinë (PCAST).
Kur u pyet nëse Inteligjenca Artificiale ishte e rrezikshme, ai tha, “Mbetet për t’u parë. Mund te jetë”.
Ai foli në të njëjtën ditë kur ish-presidenti amerikan Donald Trump, u dorëzua në New York mbi akuzat që bleu heshtjen e një ylli i filmave për të rritur, pasi kjo e fundit deklaroi se kishin pasur një aferë. /Telegrafi/